Botë

Në Spanjë arrestohen 11 persona të dyshuar për rekrutim për SHI-në

08.04.2015 20:41

Policia katalonase arrestoi 11 persona të dyshuar se janë pjesë e grupit për rekrutimin e xhihadistëve për Shtetin Islamik në Irak dhe në Siri...

Në mesin e të arrestuarve pesë janë spanjollë dhe një shtetas i Paraguait, të cilët e kanë pranuar islamin, të tjerët janë marokenë. Të arrestuarit janë të moshës 17 deri në 45-vjeç.
 
Policia ka kryer bastisje në 13 objekte në rajonin e Barcelonës, me ç'rast kanë gjetur dokumente dhe video për caqe potenciale për rekrutim nga radhët e SHI-së.
 
Rrjeti tashmë ka dërguar katër xhihadistë, prej të cilëve tre janë arrestuar në Bullgari në dhjetor./MIA