Sot votohet raporti, pritet anëtarësimi i Kosovës në KIE?
16.04.2024 06:50
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë....

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë një seance plenare në Strasburg.
Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës i ka hedhur poshtë të gjitha amendamentet që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Sipas gazetës Express, me shumicë votash janë refuzuar të gjitha amendamentet e propozuara nga delegacioni serbë dhe deputetëve italianë. Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga deputetët, të cilët vijnë nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare.
