Maqedoni
Enti Shtetëror i Statistikës, ulet numri i nxënësve në shkollat e vendit
16.04.2024 11:28
Brenda një viti në vend janë mbyllur 14 shkolla fillore, ka bërë të ditur Enti Shtetërorë i Statistikës....

Brenda një viti në vend janë mbyllur 14 shkolla fillore, ka bërë të ditur Enti Shtetërorë i Statistikës.
Sipas këtyre të dhënave, nga 976 shkolla sa kishte në vitin shkollor 2021/2022, në vitin shkollor 2022/2023 numri është zvogëluar në 962 shkolla fillore. Po ashtu është mbyllur edhe një shkollë fillore e specializuar dhe numri i këtyre shkollave aktualisht arrin në 35. Është zvogëluar edhe numri i paraleleve nga 11 mijë e 57 në 10 mijë e 997 paralele, që nënkupton edhe zvogëlimin e numrit të nxënësve nga 184 mijë e 910 në 182 mijë e 245 nxënës.
Për dallim nga ulja e numrit të nxënësve, numri i arsimtarëve është rritur për 283 apo nga 19 mijë e 326 arsimtarë në vitin shkollor 2021/2022, në vitin shkollor 2022/2023 numri është rritur në 19 mijë e 609 arsimtarë. Ulje e numrit të nxënësve dhe paraleleve vërehet edhe në shkollat e mesme, ku sipas të dhënave të Entit të Statistikës është ulur numri për 2.700 nxënës dhe 49 paralele.
