Botë

Gjeorgji, deputetët goditen me grushta

16.04.2024 12:36

Një incident është regjistruar në Parlamentin e Gjeorgjisë, ku disa deputetë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri-tjetrin....

Një incident është regjistruar në Parlamentin e Gjeorgjisë, ku disa deputetë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri-tjetrin.
 
Shkak është bërë pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”. Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend. Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa  fliste nga foltorja. Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit. 
 
Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që ka tronditur shtetin e Kaukazit, përderisa ligjvënësit nga partia në pushtet i dhanë dritën e gjelbër pavarësisht përleshjeve në Parlament.