Botë
Kopenhagë, zjarr në ndërtesat më të vjetra në Danimarkë
16.04.2024 13:13
Një zjarr i madh në ndërtesën e ish-bursës në Kopenhagë, një nga ndërtesat më të famshme dhe më të vjetra në Danimarkë....

Një zjarr i madh në ndërtesën e ish-bursës në Kopenhagë, një nga ndërtesat më të famshme dhe më të vjetra në Danimarkë. Flakët shkatërruan çatinë ikonë të shekullit të 16-të. Po bëhet evakuimi i aneksit të Parlamentit, i cili ndodhet pranë kullës së djegur. Flakë të forta kanë përfshirë edhe ndërtesat përreth. Nuk dihen arsyet e ngjarjes.
“Me gjithë përpjekjet e mëdha, ne nuk arritëm të shpëtojmë çatinë. Zjarri ishte aq i fortë sa u përhap edhe në ndërtesat përreth, të cilat edhe ne duhej t'i luftonim. Për fat të mirë, nuk kemi viktima apo të lënduar.”, - tha kreu i menaxhimit të emergjencave, Jakob Uedstedt.
FITORE DEMOLLI
