Botë

Herzi Halevi: Irani do të përballet me pasojat për veprimet e tij

16.04.2024 13:53

Tel Avivi ka paralajmëruar se Irani do të përballet me pasoja për veprimet e tij pasi sulmoi Izraelin....

Tel Avivi ka paralajmëruar se Irani do të përballet me pasoja për veprimet e tij pasi sulmoi Izraelin. Do të vijë një përgjigje, por se në çfarë mënyre, mbetet për t’u parë. Kabineti ushtarak nuk shpalli publikisht detaje të vendimit.
 
"Irani do të përballet me pasojat për veprimet e tij. Do të zgjedhim përgjigjen tonë në përputhje me rrethanat. Jemi të gatshëm të kundërshtojmë çdo kërcënim.”, - deklaroi shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi. 
 
"Ne do ta bëjmë atë në kohën dhe orarin që do të vendosim.", - theksoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari. 
 
ShBA-ja bëri thirrje për de-përshkallëzim. Ata thonë se po koordinojnë një përgjigje diplomatike për të parandaluar një luftë rajonale, por gjithashtu mbeten të përkushtuar ndaj sigurisë së aleatëve të tyre.
 
"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur Izraelin dhe personelin amerikan. Kur është fjala për përgjigjen izraelite, unë nuk do të flas për ta. Ne po e bëjmë të qartë se nuk pajtohemi për një luftë më të gjerë rajonale.”, - u shpreh zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali i lartë Pat Ryder.
 
Ndërsa OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar dënuan sulmin iranian, Kina e konsideron të drejtën e Teheranit për të mbrojtur veten si legjitime. Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën në një takim të jashtëzakonshëm për situatën në Lindjen e Mesme. Për shkak të sulmit iranian, Izraeli e shtyu ofensivën tokësore në Rafah.
 
FITORE DEMOLLI