Botë

Izrael, qetë, por frika është ende është e pranishme

16.04.2024 13:31

Tani për tani, qiej të qetë dhe jetë të normalizuar në Izrael pas sulmeve nga Irani...

Tani për tani, qiej të qetë dhe jetë të normalizuar në Izrael pas sulmeve nga Irani. Por frika është ende e pranishme, sepse situata është e ndjeshme. Ka një luftë me Hamasin, ka protesta për pengjet dhe mbi të gjitha qindra dronë dhe raketa iraniane ranë dy ditë më parë. TVM ka kontaktuar me disa prej banorëve të Izraelit, mes tyre edhe Irenën, e cila është e martuar me një izraelit dhe ka një fëmijë me të. Ata jetojnë në Hadera, 40 kilometra në veri të Tel Avivit dhe tha se po qëndrojnë sepse shpresojnë që gjërat të përmirësohen.
 
“Ne nuk kemi dëgjuar sirena që nga fillimi i luftës, por po monitorojmë situatën dhe veprojmë sipas udhëzimeve të frontit kombëtar. Nuk kam një numër të saktë se sa maqedonas jetojnë në Izrael për momentin, por ata ndoshta ndihen të sigurt. Në këtë pjesë gjithçka funksionon si në kushte normale, por një ditë pas sulmit nga Irani, kopshtet dhe shkollat u mbyllën si masa paraprake. Gjithçka u kthye në normalitet për më pak se 24 orë.”, - theksoi Irena Stoilova për TVM.
 
Maqedonasi i fundit që u largua sot nga Izraeli është Goce Stojanovski, i cili studimet master i kryente atje nën kujdesin e qeverisë izraelite. Informacioni që morëm është se shumica e njerëzve tanë u larguan nga Izraeli tashmë në tetor të vitit të kaluar. 40-50 persona, shumica e bashkatdhetarëve tanë, janë të martuar me shtetas të Izraelit. Megjithatë, thirrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme mbetet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Izrael, që të respektojnë udhëzimet e organeve të sigurisë.
 
FITORE DEMOLLI