Maqedoni

Posta e Maqedonisë, sindikata kërkon sistematizimin e ri

16.04.2024 14:54

Të punësuarit në Postën e Maqedonisë kërkojnë nga Qeveria e re, e cila do të vijë pas zgjedhjeve parlamentare...

Të punësuarit në Postën e Maqedonisë kërkojnë nga Qeveria e re, e cila do të vijë pas zgjedhjeve parlamentare, që një nga prioritetet e para ta ketë çështjen e rregullimit të statusit të 2 mijë të punësuarve rreth çështjes së pozicionimi të tyre, por edhe çështjen financiare të vet ndërmarrjes ta kenë për bazë. Ata kërkojnë riorganizim dhe reforma për ruajtjen dhe stabilizimin e ndërmarrjes. 
 
“Kërkesat e të punësuarve që të fillohet sistematizimi i ri është në kuadër të bashkëpunimit të cilën e kemi nënshkruar në kohën e protestave para më shumë se dy viteve, por për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, ky komision i cili është dashtë të themelohet, akoma nuk ka filluar me punë, prandaj ne si Sindikatë, menjëherë fillojmë me çështjen e sistematizimit në të cilën do të përfshihen të gjithë të punësuarit, por do të angazhohen edhe ekspertë.”, - deklaroi kryetari i sindikatës, Boro Veligdenov.
 
Të punësuarit përmes sindikatës tregojnë se kushtet janë jashtëzakonisht të rënda, gjendja financiare është alarmante, dhe se të njëjtit janë të shqetësuar për pagesën e rregullt të pagave. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU