Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Dimitrievski prezanton programin në Gostivar

16.04.2024 15:05

Maqedonia e Veriut është vend multietnik dhe multikulturor, prandaj kemi nevojë për bashkëjetesë reale...

Maqedonia e Veriut është vend multietnik dhe multikulturor, prandaj kemi nevojë për bashkëjetesë reale e jo bashkëjetesë e mirë, e cila figuron vetëm në letër. Kështu u shpreh kandidati për president nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski, gjatë prezantimit të programit presidencial para banorëve të Gostivarit. Sipas tij, Maqedonia meriton një president që është nga qytetarët dhe për qytetarët, president që do të mbrojë interesat e vendit, të qytetarëve, por në të njëjtën kohë do të respektojë etnogjenezën dhe historinë e shtetit. Ai thotë se programi i tij parasheh afate konkrete për të kapërcyer problemet konkrete. 
 
“Unë po dërgoj një mesazh të qartë. Pra, unë vij nga një komunë ku ushqehet bashkëjetesa dhe multikulturalizmi, dhe një qytet i tillë është edhe Gostivari. Si vend, ne meritojmë të ndërtojmë një bashkëjetesë reale dhe jo një bashkëjetesë që vlen vetëm në letër. Fëmijët tanë janë ndarë  që nga kopshti, të ndarë vazhdojnë edhe në shkollë fillore dhe të mesme.  Gjeneratat e ardhshme meritojnë të shijojnë shijen që e kemi shijuar në gjeneratat e fundit që ishim bashkë dhe në festën e maturës së bashku kërcenim në valle maqedonase, së bashku e luanim shotën dhe së bashku i luanim edhe vallet e serbëve dhe të tjerëve.”, - deklaroi kandidati për president i Lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski. 
 
Dimitrievski u bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit që më 24 prill të dalin masivisht, sepse nga këto zgjedhje varet drejtimi që do të zgjedhë Maqedonia. A do të vazhdojë të jetë një shtet privat i individëve apo do të jetë një shtet i vërtetë civil, në të cilin të gjithë qytetarët do të kenë të drejta të barabarta.


SANIJE DURAKU