Maqedoni

Jakimovski: Do të angazhohem për shëndetësi më të mirë

16.04.2024 16:08

Kandidati për president nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski...

Kandidati për president nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, thotë se nëse merr besimin e qytetarëve për president do të angazhohet për shëndetësi më të mirë dhe përmirësim të pozitës së personelit mjekësor. Është e palejueshme që mjekët dhe specializantët pas arsimimit shumëvjeçar të migrojnë nga vendi, pasi shteti nuk po u mundëson kushte dinjitoze për punë, thekson Jakimovski, sipas të cilit nevojitet rritje e buxhetit për sigurim shëndetësor, që të mund të rriten rrogat, si dhe t’u paguhen specializimet mjekëve. 
 
“Propozimi im është të ndërtojmë spital me standarde të NATO-s dhe të shndërrohet në spital rajonal të NATO-s, në të cilin do të fitojmë logjistikë, pajisje, njerëzit do të marrin specializime, ku do të mund të trajtohet tërësisht sektori i sigurisë i RMV-së. Po ashtu ai spital do të sjellë njohuri të reja dhe të ardhura për RMV-në. Sektorin e shëndetësisë, me zvogëlimin e kontributeve nga 13 në 7.6% bukfalisht e shkatërruam dhe arritëm në nivelin më të ulët.”, - deklaroi kandidati për president nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski.
 
Jakimovski, po ashtu zotohet se nëse arrin të merr besimin për t’u bërë president do të angazhohet për implementimin e premtimeve nga të gjitha qeveritë e deritanishme për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup, si dhe një spital klinik në qytetin e Shtipit. 
 
SANIJE DURAKU