Ura në “Bit Pazar” me pamje të ri
Komuna e Çairit lëshoi sot në përdorim urën e rinovuar në “Bit Pazar” të Shkupit...

Autoritet komunale bëjnë të ditur se renovimi i kësaj ure është pjesë e punimeve që po realizohen në bulevardin “Nikolla Karev”, të cilat janë në përfundim e sipër. Për realizimin e këtyre punimeve janë siguruar mjete nga donacione të ndryshme, si dhe nga Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit.
“Këto ditë mbaruan punimet në sanimin dhe rekonstruimin e një pjese të konsiderueshme të mbikalimin mbi bulevardin “Nikolla Karev”, me konkretisht te ura e “Bit Pazarit”. Ishte një projekt i përbashkët i Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit. Komuna e Çairit intervenoi me një donacion me vlerë prej 1 milion denarësh nga Ndërmarrje “Eftinija Rajs” në rekonstruimin e plotë të rrethojës apo gardhit të urës së “Bit Pazarit”, ndërsa Qyteti i Shkupit me një vlerë mbi 1.5 milion denarëve”- deklaroi kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi.
Pjesë e rekonstruimit të urës është edhe rrethoja e re prej 140 metrash dhe e njëjta do të shërbejë për sigurinë më të mirë të kalimtarëve, ndërsa është riparuar edhe pjesa e biçikletave dhe këmbësorëve mbi këtë urë. Investimi kap vlerën prej rreth 30 mijë eurosh. (Rexhep Qamili, TVM2)
