Voska sport dhe Tikveshi luajnë për finalen e parë
16.04.2024 16:56
Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales të Kupës së Maqedonisë....

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales të Kupës së Maqedonisë. Me fillim nga ora 16:00 stadiumi i qytetit në Kavadarë, do të jetë pritës i përballjes mes Tikveshit dhe Shkupit. Ndeshja e parë në Çair, përfundoi e barabartë 0:0, ndërsa nesër “pëllumbat”, synojnë fitoren si mysafirë që të sigurojë edhe një finale tjetër të kësaj gare.
Kjo ndeshje do të transmetohet në servisin publik. Në ndeshjen e dytë në Shkup, do të përballen Makedonija Gj.P – Voska Sport. Në duelin e parë të zhvilluar në Ohër, Voska Sport fitoi bindshëm 2:0, dhe skuadrës nga paralagja e Shkupit, do t’i nevojitet një mrekulli që me përmbysje të rezultatit ta sigurojë finalen.
Kupa e Maqedonisë
½ finale, ndeshjet e kthimit
- Tikveshi – Shkupi (0:0)
- Makedonija Gj.P – Voska Sport (0:2)
