Liga e Kampionëve, Barcelona dhe Atletiko luajnë për gjysmëfinale spanjolle
16.04.2024 17:00
Sonte në mbrëmje luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve evropian...

Sonte në mbrëmje luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve evropian, ashqu që do të mësohen dy skuadrat e para që kualifikohen në gjysmëfinale. Skuadra katalonase ia doli në Paris, të krijojë epërsinë minimale dhe do jetë më komod në terren vendas. Barcelona ndeshjen e parë e fitoi me 3:2, këta tani më 10 vite presin një trofe të ri tek kampionët dhe po aq vite kanë kaluar që kur e kanë luajtur finale e fundit.
“Sigurisht që do të na mungojnë sepse ka gjithmonë momente në lojë kur kemi nevojë për një element apo një tjetër dhe humbjet e Christensen dhe Sergi janë humbje shumë të ndjeshme, të shtuara me ato të Balde dhe Gavi, padyshim. Sidomos këto dy sanksione na dëmtojnë, sepse nuk kemi shumë opsione, as në mesfushë, por unë mendoj se çelësi i lojës për mua është të jem një ekip në sulm, dhe mbrojtje. Ne duhet të lëmë lëkurën tonë në fushë për të kaluar në gjysmëfinale. Nëse jemi një ekip, kemi shumë mundësi për të arritur në gjysmëfinale”. tha Xavi Hernandez,trajner i FC Barcelona.
Titulli i kampionit në Francë, tani më është siguruar por, askujt në "Parkun e Princërve" , nuk do ti vijë mirë që edhe një sezonë në Ligën e kampionëve të kryhet kaq herët.
"Si nuk mund të ishte ndryshe. Është gjithashtu e sigurt që pavarësisht një disfate edhe pse nuk jemi mësuar të humbasim. Në një ndeshje e cila është shumë e rëndësishme, është e qartë se ditët në vijim janë ditë të vështira në të cilat është e vështirë të rikuperosh gjendjen mendore fizike. Fatmirësisht, e mira në futbollin profesionist është se pas gjashtë ditësh ke një tjetër lojë kundër të njëjtit rival dhe të gjithë e kemi mendjen e freskët për situatat e lojës. Ne të gjithë kemi një ide të qartë se çfarë duam të bëjmë dhe besojmë se do ta arrijmë atë në një moment shumë të mirë.”, tha Luis Enrique, trajner i PSG-së.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes luhet në Gjermani, aty ku Borussia Dortmund synon të përmbysë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë, duke kërkuar triumfin në shtëpi përballë Atleticos së Madridit. (Gazetar Safet Ademi)
Liga e kampionëve, ¼ e finales
Sonte
- Barcelona - Pari Sen Zhermen (3:2)
- Dortmund - Atletiko Madrid (1:2)
E Mërkurë
- Mançester Siti (TVM) Real Madrid (3:3)
- Bayern Munih - Arsenal (2:2)
