“LOV 2024”, Amerikanët me ekipin më të fortë në Paris

16.04.2024 17:02

Përfaqësuesja e SHBA-ve, në basketboll për LOV “Paris 2024”, do të përbëhet nga yjet më të mëdha të NBA-së...

Përfaqësuesja e SHBA-ve, në basketboll për LOV “Paris 2024”, do të përbëhet nga yjet më të mëdha të NBA-së. Këta në Paris do të zbarkojnë si kandindat numër një për të fituar medaljen e artë për herë 5-të radhazi. ESPN, raporton se për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Paris 2024 do të jenë të gjithë yjet më të mëdhenj të NBA duke filluar nga LeBron James dhe Steph Curry, ndërsa ka mbetur vetëm një vend për t'u caktuar. 
 
Steph Curry, LeBron James, Kevin Durant, Jayson Tatum, Joel Embiid, Devin Booker, Tyrese Haliburton, Anthony Edwards, Jrue Holiday, Bam Adebayo dhe Anthony Davis do të jenë pjesë e “skuadrës së ëndrrave”. Sipas tyre po që se të gjithë do jenë shëndosh në Paris, do orvaten të mbrojnë titullin e kampionit të fituar në Tokio. Ndryshe amerikanët bënë hap të gabuar në Kupën e Botës FIBA 2023, ku mbetën jashtë zonës së medaljeve, dëshira për hakmarrje në anën tjetër të Atlantikut është shumë e lartë. Steve Kerr do të drejtojë sërish kombëtaren amerikane në Paris 2024 dhe këtë herë trajneri i Warriors do të ketë në dispozicion të gjithë superyjet e NBA-së. (Gazetar Amir Duraku)