“LOV 2024”, pishtari nis rrugëtimin nga Olimpi drejt Parisit

16.04.2024 17:04

Kanë mbetur gati 100 ditë deri në fillimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024” dhe në Olimpin e lashtë...

Kanë mbetur gati 100 ditë deri në fillimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024” dhe në Olimpin e lashtë sipas traditës është ndezur sot flaka olimpike, për lojërat e Paris 2024, të cilat do nisin me 26 korrik dhe përfundojnë me 11 gusht. Flaka olimpike u ndez me ndihmën e rrezeve të dielit në një ceremoni që u kryesua nga presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach. Bartës I parë I pishtarit olimpik është  kampioni olimpik nga Tokio 2021, lundërtari grek Stefanos Duskos.
 
Pishtari fillimisht  deri me 26 prill do të udhëtojë nëpër Greqi, përpara se të kalojë Mesdheun për në Francë në maj me anijen “Belem”. Pishtari nëpër Francë,  nga 27 prilli do të udhëtojë me anije, ndërsa nga 9 maji deri me 26 korrik do udhëtojë nëpër disas qytete të vendit organizator LOV “Paris 2024”. Ceremonia e hapjes së ngjarjes më të madhe sportive në planet do të zhvillohet në stadiumin "Sen Deni" të Parisit, ndërsa deri në këtë kohë disa nga garat do të nisin më herët. (Gazetar Amir Duraku)