KSHZ, nënshkruhet kodeksi për zgjedhje demokratike
Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor...

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, sot do të nënshkruhet kodeksi për zgjedhje të drejta dhe demokratike nga përfaqësuesit e parashtruesve të listave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e RMV-së, në zgjedhjet që do të mbahen më 8 maj kete vit.
Më parë, Kodeksi për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike është nënshkruar nga gjashtë nga shtatë kandidatët pjesëmarrës në zgjedhjet presidenciale.
Atë nuk e ka nënshkruar vetëm kandidati për president, Stevço Jakimovski, por ka thënë se do ta respektojë.
Me nënshkrimin e Kodeksit, nënshkruesit u zotuan se me veprimet dhe aktivitetet e tyre do të marrin pjesë në forcimin e vlerave themelore të demokracisë dhe do të kontribuojnë në ndërtimin e besimit në sistemin zgjedhor.
Ata morën përsipër të mos ushtrojnë asnjë presion apo tentativë për të ushtruar presion ndaj punonjësve në administratën publike dhe shtetërore, në institucione apo institucione të tjera të financuara nga Buxheti i Shtetit, nga buxhetet e komunave dhe qytetit të Shkupit, si dhe në shoqëritë tregtare dhe ndërmarrjet me kapitali shtetëror.
Ata gjithashtu u zotuan të mos përdorin gjuhën e urrejtjes dhe të mos përfshihen në asnjë diskriminim në bazë gjinore.
