Fushata për zgjedhjet Parlamentare nis të enjten, garojnë 17 parti dhe koalicione

17.04.2024 10:52

Të enjten, nis fushata për zgjedhjet parlamentare...

Të enjten, nis fushata për zgjedhjet parlamentare. Në garë për një vend në Kuvend janë 17 parti dhe koalicione. 13 prej tyre kanë lista në të 6 zonat zgjedhore.

Është dorëzuar edhe lista e një grupi zgjedhësish nga Gjyla Çeliku, që do të kërkoj hyrjen në Kuvend vetëm përmes njësisë së gjashtë zgjedhore.

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në fletën e votimit prej numrit një deri në numrin shtatë, rendi i koalicioneve dhe partive është i njëjtë me atë të zgjedhjeve presidenciale.

Edhe në këto zgjedhje nuk do të ketë tre deputetë të zgjedhur nga diaspora, sepse nuk janë regjistruar mjaft qytetarë të Maqedonisë për të votuar në përfaqësitë diplomatike-konsullore jashtë vendit.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj.