Qeveria pranon kërkesat e specializantëve, statusi do tu definohet pas zgjedhjeve
Qeveria pranoi kërkesat e specializantëve privatë...

Qeveria pranoi kërkesat e specializantëve privatë. Në seancën e djeshme është marrë vendim që të përgatiten projektligje që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme menjëherë pas zgjedhjeve.
Në vitin 2018, specializantët privatë u paguan për punën e tyre për herë të parë me pagën mesatare të një mjeku të përgjithshëm, duke qenë se deri atëherë ata nuk kishin kompensim financiar për angazhimin dhe asnjë qeveri nuk kishte treguar më parë vullnetin dhe kapacitetin për të zgjedhur statusin e tyre të punës.
Sipas Qeverisë, në vitet e fundit pagat e punëtorëve shëndetësorë janë rritur ndjeshëm, janë ngritur kapacitetet në shëndetin publik dhe është rikthyer dinjiteti i të gjithë punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë.
