BE-ja kushtëzon integrimin e Serbisë, kusht, normalizimi i raporteve me Kosovën

17.04.2024 11:02

BE-ja kushtëzon integrimin e Serbisë...

BE-ja kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të grupit të quajtur COREPER, ka arritur marrëveshje për ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë, ndryshime të cilat thonë se zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, bëhet pjesë përbërse e kapitullit 35 të kësaj kornize.

Në dokumentin e miratuar nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në BE në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, rikujtohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen shkurtin e vitit të kaluar në Bruksel dhe më pas në mars në Ohër kanë arritur pajtimin për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Në dokument u tha se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë pjesë përbërëse e kushtëzimeve në rrugën e të dyja shteteve drejt integrimit në BE.

Propozimi për të ndryshuar kapitullin 35 të kornizës negociuese për Serbinë e kishin bërë Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, pasi një gjë e tillë ishte kërkuar nga shtetet anëtare të BE-së.