Kurti i prerë për Asociacionin: Nuk bëjë hapa që e rrezikojnë Kosovën

17.04.2024 11:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Europës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare.

“Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive, por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha mes tjerash Kurti.

Duke folur për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti argumentoi se Kosova ka formulimet e saja kushtetuese dhe ligjore sa i përket të drejtave të pakicave si pak kush tjetër në botë.

Ndërsa për kërkesat e shteteve të QUINT-it, Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakojanis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”.

Kryeministri deklaroi se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë, por theksoi se nuk mund të presim që Kosovën të tjerët ta duan më shumë se ne.

I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Europës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, kryeministri Kurti tha: “Unë nuk bëj hapa që e rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës”.