Votimi na Asamblenë parlamentare për Kosovën, Rama: Hapi i fundit historik për Kosovën
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama iu është bashkuar urimeve...

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama iu është bashkuar urimeve të liderëve të vendit pasi Asambleja e Këshillit të Europës votoi "pro" anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Votimin, Rama e cilëson si historik, teksa shton se tashmë hapi i fundit për Kosovën do të jetë në maj, në Komitetin e Ministrave.
"Një hap historik sapo u hodh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e Kosovës si anëtar i Komunitetit të shteteve të KiE. Urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës.Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: vulosjen e këtij anëtarësimi pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm.Forca Kosovë!" shkroi Rama në rrejtin social “facebook”.
