Taravari vazhdoi fushatën në Dibër: Do t’i mbyllim bixhozin dhe kreditë e shpejta
Kandidati për president i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, prezantoi ofertën e tij presidenciale në Dibër...

Kandidati për president i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, prezantoi ofertën e tij presidenciale në Dibër, me ç’rast paralajmëroi mbylljen e bixhozit në tërë vendin, për të mos lejuar fitime nga fatkeqësia e qytetarëve apo nga tragjedia e familjarëve. Sipas tij, kushdo që e viziton Dibrën apo cilindo qytet tjetër shqiptar, sheh vetëm reklama kazinosh, bastoresh dhe lojërash tjera të fatit, për instalimin e të cilave, sipas tij, është fajtor BDI-ja dhe pushteti aktual. Po ashtu Taravari paralajmëroi edhe mbylljen e kredive të shpejta, si dhe faljen e borxheve të qytetarëve nga kreditë e shpejta. Po ashtu sipas Taravarit, Maqedonia e Veriut ka ngecur në shumë fusha përfshi ekonominë dhe drejtësinë.
