Maqedoni

LSM: Të zgjidhet problemi me pagat në Pyjet e RMV-së

17.04.2024 13:46

Lidhja e Sindikatave kërkon nga Qeveria që të zgjidhet problemi me të punësuarit dhe vonesat e pagave në ndërmarrjen Pyjet e Maqedonisë....

Lidhja e Sindikatave kërkon nga Qeveria që të zgjidhet problemi me të punësuarit dhe vonesat e pagave në ndërmarrjen Pyjet e Maqedonisë. Lidhja e Sindikatave mohon që brenda të punësuarve të ketë lobime partiake dhe fajin kryesor e hedh tek menaxhimi. Kërkojnë që të punësuarve t’u paguhen mjetet për punë në terren. Të punësuarit, të detyruar shkojnë në punë, por protestojnë duke mos kryer obligimet e tyre, thonë nga Lidhja e Sindikatave.
 
“Në ndërkohë brenda ndërmarrjes kemi grevë, të punësuarit shkojnë në punë, por nuk kryejnë obligimet e tyre pasi që janë të revoltuar me menaxhmentin, me drejtorinë dhe udhëheqësit e tyre nga Qeveria që marrin paga me rritje prej 80 për qind, ndërsa të punësuarit nuk marrin paga prej dy muajsh.”, - thuhet nga Lidhja e Sindikatave.
 
“Protestat do t’i radikalizojmë në ditët në vijim.”, thonë nga Lidhja e Sindikatave, duke insistuar në plotësimin e kërkesave të tyre.
 
GAZMEND REXHEPI