Kristofer Hill: Maqedonia, të bëjë lëshime për emrin për në BE
09.04.2015 11:57
Ish ambasadori amerikan në Maqedoni, Kristofer Hill, konsideron se ky shtet asnjëherë nuk do të tërhiqet nga emri kushtetues, kurse në bisedimet me Greqinë është e patjetërsueshme që të gjendet një zgjidhje, e cila do të hapë rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa e ndryshuar emrin kushtetues...

“Maqedonia nuk do ta ndryshojë emrin kushtetues, por duhet të pranohen disa lëshime, që të largohet ky kusht për anëtarësim në BE”- tha ai.
“A mund dikush që ta zgjidhë këtë problem tani? Mendoj se jo. E di që maqedonasit nuk do ta ndryshojnë emrin. Për ata dhe për SHBA-në emri është Republika e Maqedonisë”- tha Hill gjatë një ligjërate në Universitetin “John Hopkins” në Uashington.
