Liga e Kampionëve, PSG dhe Borussia Dortmund shkojnë në ½ finale

17.04.2024 14:57

Një mbrëmje e shkëlqyeshme e Ligës së Kampionëve është pas ndesh, në dy ndeshje u shënuan 11 gola...

Një mbrëmje e shkëlqyeshme e Ligës së Kampionëve është pas ndesh, në dy ndeshje u shënuan 11 gola, ndërsa në fund PSG dhe Borusia ishin skuadra që shkojnë më tej përderisa skuadrat e mëdha spanjolle Barcelona dhe Atletico Madrid, nuk do të luajnë në ½ finale e këtij edicioni. Skuadra e PSG-së, në ndeshjen e parë në terren vendas kishte humbur 3:2, por në ndeshjen e kthimit në kataloni e mundi Barcelonën me 4:1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 6:4 shkon në gjysmëfinale. Skuadra nga Parisi, herën e fundit në gjysmëfinale kishin luajtur në vitin 2021. Barcelona nuk u eliminua vetëm nga kampionët, por ajo nuk do mer pjesë në Kupën e botës për klube që në vitin 2025 do mbahet në SHBA.
 
“Sot, ai ishte lideri i padiskutueshëm i ekipit tonë në një aspekt të futbollit ku, normalisht, sulmuesit nuk pushojnë. Ju e mbani mend që ishim në grupin e vdekjes. Ishte grupi më i vështirë i të gjithë kompeticionit. Dy skuadrat e para, ne dhe Dortmundi, përfunduan në gjysmëfinale. Ne u takuam në fund të fazës së grupeve, por është një gjysmëfinale që do të shohim një tjetër ndeshje shumë të vështirë, të nivelit të lartë, mendoj se do të jetë shumë e vështirë, por ne kemi kohë. Tani, le ta shijojmë këtë fitore.”, tha Luis Enrique, trajner i PSZH-së.
 
Në ndeshjen e dytë Borussia në Dortmund me rezultatin 4:2 e mundi Atletico Madrid, duke përmbysur rezultatin e ndeshjen së parë 2:1 për “jorganxhinjët”. Kështu në ½ finalen e parë të Ligës së Kampionëve, do të përballen PSG – Borussia Dortmund, e cila herën e fundit që në këtë fazë kishte luajtur në vitin 2013. Kështu Borussia,  ka mbetur e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e kampionëve, duke regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime. Falë kësaj ecurie verdhezinjtë kanë vendosur një rekord të ri për sa i përket pathyeshmërisë në shtëpi në këtë kompeticion. (Gazetar Safet Ademi)