Liga e Kampionëve, sonte përcaktohen 2 gjymsëfinalistët e fundit

17.04.2024 14:58

Sonte, duke nisur nga ora 21, do përcaktohen dy biletat e fundit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve...

Sonte, duke nisur nga ora 21, do përcaktohen dy biletat e fundit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 90 minuta drithëruese, ose edhe 30 të tjera shtesë, priten sonte në Munich apo në Manchester ku do të luhen ndeshjet  çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampionëve, 7 ditë pas ndeshjeve të para që nuk pati fitues 2-2 dhe 3:3. Kështu 90 minutat e para të mrekullueshme të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt sollën një barazim me gjashtë gola dhe një betejë të hapur në “Santiago Bernabeu”. Tani spektakli i futbollit zhvendoset në Etihad, në shtëpinë e Manchester Cityt. Këtë ndeshje  nga ora 21:00, me transmetim direkt mund ta ndiqni në servisin publik.
 
Në ndeshjen e parë në Londër, skuadra e Arsenalit ishte kundërshtar i mirë, por Bayern Munich arriti të dënojë të gjitha lëshimet e vendasve dhe ia arritën të marrin rezultat të mirë para kësaj ndeshje të kthimit në Munich. Të dyja skuadrat luajnë për shpëtimin e sezonit të tyre. Bavarezët nuk fituan titullin e kampionit në Gjermani, ndërsa Arsenali luan edhe për kualifikim në botërorin e klubeve të vitit 2025. Tradita në përballjet mes këtyre dy skuadrave është në anën e Bayern-it, I cili nga viti 2000 ka fituar shtatë ndeshje, Arsenali në tri ndeshje ka dalë fitues, ndërsa në dy ndeshje nuk kishte fitues. (Gazetar Safet Ademi)