NBA, LA Lakers dhe Sacramento sigurojnë plejofin
17.04.2024 15:02
Los Angeles Lakers ka siguruar plejofin e NBA-së, pasi mposhti në udhëtim New Orleans Pelicans 110:106...

Los Angeles Lakers ka siguruar plejofin e NBA-së, pasi mposhti në udhëtim New Orleans Pelicans 110:106 për ta siguruar vendin e shtatë në tabelë përmes “play-in”. LeBron James ishte sërish më i dalluari, duke shënuar 23 pikë. Zion Williamson i Pelicans shënoi 40 pikë. Në plejof, Lakers do të luajnë me vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit, Denver Nuggets. Ekipi që shënon katër fitore, avancon tutje. Pelicans do ta ketë edhe një mundësi për ta siguruar plejofin, teksa do të luajë me Sacramento Kings për vendin e tetë.
Kings shkaktuan befasi të madhe, duke e eliminuar Golden State Warriorsin e Stephen Curryt. Fituan thellë 118:94. Këta deri tek triumfi erdhën me paraqitje të mirë në çerekun e tretë të lojës. Pas 54-50 në gjysmëlojë, Kings çerekun e tretë e fituan me 37-26 dhe në 12 minutat e fundit vetëm ruanin epërsinë dyshifrore. Me këtë fitore Sacramento iu hakmor Golden State, për sezonin e shkuar kur në mbiluajtje i eliminuan në raundin e parë me 4-3 në fitore. (Gazetar Safet Ademi)
