John Kerry paralajmëron Iranin: Mos mbështetni rebelët
09.04.2015 12:02
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar Iranin kundër mbështetjes për rebelët Huthi në Jemen...

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin çdo shtet në Lindjen e Mesme që kërcënohet nga Irani dhe se nuk do të bëjnë “sehir” nëse Irani destabilizon rajonin.
SHBA ka rritur mbështetjen për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili sulmon caqet e rebelëve shiitë Huthi në Jemen. Këta të fundit janë duke luftuar forcat qeveritare për të marrë kontrollin e qyteteve. Irani mohon se u ka ofruar ndihmë ushtarake rebelëve.
