Një delegacion i Armatës sllovene për vizitë në Maqedoni

09.04.2015 16:17

Delegacion i Forcave të Armatosura të Republikës së Sllovenisë, i kryesuar nga shefi i SHM-¬së, gjeneral majori Andrej Osterman, qëndron për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë...

Delegacioni është pritur nga ana e shefit të ARM¬-së, gjeneral nënkoloneli Goranço Koteski. Në këtë takim është biseduar për avancimin e bashkëpunimit ushtarak bilateral, trajnimin e përbashkët midis dy armatave dhe përvojat e ARM-¬së nga pjesëmarrja në misionet e kryesuara nga NATO dhe BE.

“Qëllimi i takimit tonë është bashkëpunimi midis dy armatave, të Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë, bashkëpunimi i vitit 2015, si dhe bashkëpunimi i mëtejmë gjatë viteve të ardhshme”- deklaroi shefi i SHM¬-së, gjeneral major Andrej Osterman.

“Ajo që është me rëndësi për ne është që të ndërmarrim të gjitha përvojat sa i përket mbrojtjes së hapësirës ajrore dhe organizimit të mbrojtjes kundërajrore mbi territorin e Maqedonisë ashtu siç është e rregulluar në Republikën e Sllovenisë”- tha shefi i ARM-së, gjeneral nënkolonel Goranço Koteski.

Delegacioni slloven ka vizituar edhe Qendrën për Trajnim të Pilotëve, ku është njoftuar me kapacitetet dhe mundësitë për trajnim. Bashkëpunimi bilateral midis Armatës së Maqedonisë dhe Forcave të Armatosura të Sllovenisë zhvillohet në disa sfera, siç janë: arsimi, trajnimi, stërvitjet dhe logjistika ushtarake. (Besim Abdullai, TVM2)