Ndihmë shtesë për Ukrainën dhe Izraelin, Bajden: Të shtunën votohet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden shprehu mbështetjen e fuqishme për ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën dhe Izraelin, si edhe ndihmën humanitare për palestinezët në Gazë, pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Majk Xhonson bëri të ditur se votimi për këtë ndihmë shtesë, do të bëhet të shtunën në mbrëmje.
Bajden tha se “Izraeli po përballet me sulme të paprecedentë nga Irani dhe Ukraina po përballet me bombardime të vazhdueshme nga Rusia që janë intensifikuar në mënyrë dramatike muajin e fundit”.“Dhoma e Përfaqësuesve duhet ta miratojë paketën këtë javë dhe Senati duhet ta bëjë votimin menjëherë pas saj,” tha ai.Në një artikull opinioni në gazetën Ëall Street Journal, zoti Biden e quajti versionin e projekt-ligjit të miratuar nga Senati “të fortë dhe të arsyeshëm”, duke shtuar se “ai nuk duhet të mbahet më peng nga një grup i vogël anëtarësh ekstremë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve.
”Duke u përpjekur të zbusë shqetësimet e disa demokratëve që janë kundër financimeve të mëtejshme për luftën e Izraelit ndaj militantëve të Hamasit, Bajden tha se projekt-ligji parashikon “ndihma urgjente humanitare për popullin e Gazës”.
