Hapet Panairi ndërkombëtarë i librit në Shkup

18.04.2024 11:14

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut...

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, sot do të hapet Panairi i Librit i cili për lexuesit do të jetë në dispozicion  deri më 24 prill.

“Me mbi 30 manifestime promovuese, nga sot deri më 24 prill, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të i Panairit të Librit”, njoftoi Ministria e Kulturës.

Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 20:00, ndërsa motoja  e këtij panairi është “Tregimi lexohet”.

Ndërmarrja e transportit publik njoftoi se prej sot do të hapen linja shtesë për shkak të Panairit Ndërkombëtar të Librit.

Për të lehtësuar qasjen e vizitorëve në transportin e rregullt të linjës, do të lëshohen linjat “100” dhe “200”, njëra prej të cilave do të niset nga Novo Lisiçe dhe tjetra nga Deksion.