Përmbytje në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkon në 20 numri i viktimave

18.04.2024 11:58

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe...

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkaktuar 20 viktima. Si pasojë e tyre  ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, atë Ndërkombëtar të Dubait.

Ky aeroport këshilloi pasagjerët të mos paraqiteshin, pasi pistat ishin të përmbytura me ujë. Më shumë se 270 fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të mërkurën janë anuluar, sipas të dhënave të Flight Aware.

Ndërsa, edhe 370 fluturime të tjera janë vonuar.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave të Emergjencave të Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi një paralajmërim përpara stuhisë, duke u thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Qeveria u tha gjithashtu punonjësve të saj, që të punonin nga shtëpia dhe shkollat private u këshilluan të kryenin mësim në distancë.

Në Oman, më shumë se 1.400 njerëz janë evakuuar në strehimore. Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur paraprakisht.