Ukrainë, vazhdojnë luftimet në relacion Moskë - Kiev
Vazhdon lufta me sulme të ndërsjella në relacion Moskë - Kiev...

Vazhdon lufta me sulme të ndërsjella në relacion Moskë - Kiev. Derisa të dyja palët raportojnë se kanë rrezuar me sukses dronët, kreu i diplomacisë evropiane nga samiti i G-7 në Kapri, bëri thirrje për dërgimin e menjëhershëm të sistemeve ajrore në Ukrainë.
Në prag të votimit të shumëpritur në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së më 20 prill për sigurimin e 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, sekretari i Shtetit i ShBA-së dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Blinken dhe Kuleba, i kërkuan Dhomës të mos hamendësojë dhe të miratojë ndihmat.
"Është urgjente që të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Ukrainës, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të maksimizojnë përpjekjet e tyre dhe të ndihmojnë Ukrainën që të vazhdojë të mbrohet në mënyrë efektive.", - deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken.
“Vendimi i Gjermanisë për të ofruar ndihmë për Ukrainën vlerësohet thellësisht, por nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Le të punojmë këtu për aleatë të rinj dhe të ofrojmë sisteme të mbrojtjes ajrore. Është e një rëndësie themelore. Kjo është arsyeja pse unë do të doja të thërras anëtarët e shtëpisë për të mbështetur votimin.”, - theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.
Ndërkohë, ditë më parë, edhe presidenti ukrainas Zelenski iu drejtua pjesëmarrësve të samitit të Këshillit Evropian, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente me sistemet e mbrojtjes ajrore për të kundërshtuar sulmet e përditshme ruse. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
