Sulm në një zyrë prokurorësh në Pakistan, dy policë të vrarë, 10 prokurorë merren peng
09.04.2015 17:06
Sulm edhe ndaj prokurorëve në qytetin verior afgan, Mazar e Sharif...

Tre persona të armatosur kanë hyrë sot në zyrën e prokurorit krahinor në Mazar e Sharif të Afganistanit, ku janë përballur me armë zjarri me forcat e sigurisë, ku dy oficerë policor janë vrarë dhe rreth 10 prokurorë janë marrë peng.
Burime mjekësore kanë thënë se së paku shtatë persona, përfshirë edhe një fëmijë, janë dërguar në spital. Mediat raportojnë se sulmuesit kanë pasur të veshur uniforma ushtarake.
Sulmi ka ndodhur një ditë pasi një ushtar afgan e ka vrarë një ushtar amerikan dhe ka plagosur disa të tjerë në qytetin lindor të Xhalabadit.
