Futboll
FFM- Kupa, Voska Sport dhe Tikveshi në garë për në Evropë
18.04.2024 17:20
Deri në mbyllje të edicionit të sivjet të garave të Kupës së Maqedonisë në futboll...

Deri në mbyllje të edicionit të sivjet të garave të Kupës së Maqedonisë në futboll kanë mbetur vetëm edhe 90 minuta në të cilat do të përballen Voska Sport dhe Tikveshi, dy skuadra që sivjet bënë befasinë më të madhe në këtë kompeticion.
Si Voska Sport ashtu edhe Tikveshi, do ta luajnë finalen e parë dhe historike. Ndryshe nga këta “liqenasit” jo vetëm që bënë historinë e tyre, por këta futen edhe në historinë e futbollit vendor si skuadra e parë e cila nga inkuadrimi në elitën e futbollit vendor mund të fitojë trofe dhe të luajë në evropë.
Skuadra e Tikveshit, për 180 minuta e ruajti rrjetën e saj të pa prekur në këtë gjysmëfinale dhe kështu përmes penaltive eliminoi Shkupin, që ishte favorit para dy ndeshjeve. Ajo që bie në sy nga të dhënat statistikore të përballjeve mes Shkupit dhe Tikveshit, është fakti se “pëllumbat” në pesë ndeshje me skuadrën nga Kavadari kanë shënuar vetëm 1 gol. Shkupi, golin e fundit në përballjet me Tikveshin e kishte shënuar me 7 tetor 2023.
E përbashkëta e këtyre dy skuadrave nuk është vetëm fakti se për herë të parë do të luajnë në një finale, por të përbashkët e kanë edhe faktin se si Voska ashtu edhe Tikveshi eliminuan skuadrat të cilat nga tre herë kanë fituar trofen e Kupës.
Kështu në këtë edicion I cili është I 32-të me radhë do të kemi një fitues të ri të kupës. Ndeshja finale mes Voska Sport dhe Tikveshit, nuk do të diskutojë vetëm skuadrën që do ngrejë trofeun, por edhe atë se cila nga këto dy skuadra do të mer të drejtën për të luajtur në eliminatoret e Ligës së Konferencës së UEFA-së.
