Futboll

Tuchel: Fitore që do të thotë shumë

18.04.2024 17:22

Bayern Munich arriti të triumfonte mbrëmjen e së mërkurës ndaj Arsenal...

Bayern Munich arriti të triumfonte mbrëmjen e së mërkurës ndaj Arsenal me rezultatin minimal 1-0, duke vazhduar kështu rrugëtimin e tyre në Champions League, në gjysmëfinalet e këtij turneu. Krenari dhe kënaqësi maksimale për Thomas Tuchel pas përfundimit të sfidës për këtë triumf.
 
“Kjo fitore do të thotë shumë për mua. Pjesa e parë ishte si një lojë shahu. Kush bën gabimin e parë dhe askush nuk donte ta bënte. Në fund treguam kurajo, ku me punën ekipore ia arritëm të merrnim atë që donim”, është shprehur Tuchel.