Futboll
Dy lojtarë të “mbretërve” refuzuan të gjuajnë penalltinë ndaj Cityt
18.04.2024 17:25
Davide Ancelotti, djali dhe asistenti i trajnerit Carlo Ancelotti...

Davide Ancelotti, djali dhe asistenti i trajnerit Carlo Ancelotti, ka shpjeguar në detaje se si vendosën për pesë ekzekutuesit e penalltive në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ndërsa ka zbuluar se dy lojtarë refuzuan të godisnin penalltitë për arsye të ndryshme.
Davide Ancelotti ka zbuluar se Federico Valverde dhe Eder Militao kërkuan të mos gjuanin 11-metërsh.
“Kur kishin mbetur pesë minuta nga fundi i shtesës së dytë, nisa të mendoj. Jude Bellingham, Luka Modriq, Lucas Vazquez ishin zgjedhjet e mia, dhe Nacho kishte eksperiencën dhe e pamë se mezi priste të godiste. Dhe Antonio Rudiger është lojtari tjetër me eksperiencë. Valverde ishte gjuajtësi i pestë i penalltisë, por ai më tha se ishte shumë i lodhur dhe e vërteta është që ai vrapoi shumë, kështu që vendosem për Rudigerin. Militao kërkoi gjithashtu të mos gjuante pasi tha se portieri i Cityt, Ederson, e njeh shumë mirë”, ka shpjeguar Davide.
