Kurti për referendumin në komunat veriore, në zyrat e kryetarëve s’mund të hyjnë banda

19.04.2024 12:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referendumit që të dielën e 21 prillit pritet të mbahet në komunat veriore. Kurti tha se në zyrë nuk mund të hyjnë bandat fashiste.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyrë me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët.”, tha ai.

I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se në rast se 50+1 për qind e qytetarëve do të votojnë pro largimit të kryetarëve, ata nuk do të jenë më.

“Për çështjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielën e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe  Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre. Dhe më pas le t’i kemi zgjedhjet ku do t’i ndërrojmë këta kryetarë të komunave.”, tha ai.