Barcelona ka vazhduar sigurtë drejt titullit
Barcelona ka vazhduar sigurtë drejt titullit të kampionit pasi ka mposhtur me lehtësi Almerian me rezultat 4 me 0...

Serinë e golave për “Blaugranat” e hapi lojtari më i miri i këtij ekipi, Lionel Messi në minutën e 33-të kur shfrytëzoi mirë asistimin e Marc Bartras për të realizuar golin e vetëm në pjesën e parë.
Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë për 2 me 0 u përkujdes sulmuesi tjetër Luis Suarez që kishte për partneritet Messin dhe Pedron.Në minutën e 75-të Bartra realizoi golin e tretë kurse në minutat shtesë të takimit Luis Suarez realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barçën në këtë takim.
Reali duke mundur 2 me 0 Vajekanon.Tensioni për Los Blancos u rrit me kalimin e minutave por në të 67-ën, Carvajal bëri gjithçka mirë nga e majta duke dhuruar një penallti në lëvizje për Cristiano Ronaldon që sigloi rrjetën numër 300 me fanellën e bardhë.Golin e dytë e shënoi James Rodriguez pak minuta më vonë.
2-0 dhe mision i kompletuar për armatën madrilene që kaloi me sukses por jo pa derdhur djersë transfertën e vështirë të Vallecas duke iu kundërpërgjigjur pokerit të Barcelonës.
