Këshilli NATO – Ukrainë, Zelenski kërkon mbështetje ushtarake
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski....

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet të kërkojë për mbështetje shtesë ushtarake për fushatën mbrojtëse të shtetit të tij kundër Rusisë.
Takimi i Këshillit NATO - Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër.
Sipas Zelenskit, Forcat e Armatosura të Ukrainës po ashtu kanë nevojë për armë shtesë, predha të artilerisë, makina ushtarake dhe dronë.
Ukraina aktualisht po shqetësohet nëse mund të mbajë vijën e frontit dhe të mbrojë infrastrukturën ekzistuese të energjisë, tha Zelenski.
Sipas informacioneve që Zelenski prezantoi në fillim të prillit, shtetit të tij do t’i duhen 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot – të prodhimit amerikan – secili me nga gjashtë deri në tetë raketahedhës apo pajisje të ngjashme, në mënyrë që të mbrohet plotësisht hapësira ajrore ukrainase.
Alternativë për këtë lloj sistemi ajror janë sistemet e tjera sikurse Iris-T, SAMP/T dhe NASAMS.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së fundi tha se në situatën aktuale, ai beson se është më e rëndësishme që të ndihmohet Ukraina sesa të përmbushen synimet e aleancës sa i përket sigurimit të armëve dhe municioneve.
