Botë

Sulmet izraelite në Iran, Teherani nuk planifikon hakmarrje të shpejtë

19.04.2024 17:00

Irani nuk ka planifikuar hakmarrje të menjëhershme pas sulmit izraelit në Isfahan...

Mbrojtja ajrore rrëzoi tre dronë, ku objektiv i sulmit ishte baza ajrore iraniane, theksuan autoritetet. Sipas tyre, objektet bërthamore janë të sigurta.
 
Televizioni Iranian ka konfirmuar sulmin dhe se gjendja është kthyer në normalitet.  Presidenti iranian nuk komentoi, por përsëriti se sulmi i fundit hakmarrës ndaj Izraelit tregoi krenarinë dhe fuqinë e vendit të tij.
 
“Ky operacion është bërë shenjë e fuqisë së Republikës Islamike dhe forcave të saj të armatosura. Burim krenarie dhe fuqie.”, - deklaroi presidenti i Iranit, Ibrahim Raisi. 
 
Nga ana tjetër, Izraeli nuk e konfirmoi sulmin, edhe pse Tel Avivi disa herë ka theksuar se do të hakmerret kundër Iranit. Komuniteti ndërkombëtar bën thirrje që palët të përmbahen.
 
"Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të dyja palët të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës në rajon. Është absolutisht e nevojshme që ai të mbetet i qëndrueshëm, ndërsa të tjerët të përmbahen nga aktivitetet e mëtejshme.”, - theksoi presidentja e KE-së, Ursula Von Der Lejen.
 
“Ne të gjithë tani dhe në të ardhmen e afërt duhet të sigurojmë që të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm të luftës.”, - u shpreh kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc. 
 
“Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt. Ajo që duam të shohim është që kokat e qeta të mbizotërojnë në të gjithë rajonin.”, - theksoi kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. 
 
Shpërthimet në Iran ndryshuan edhe agjendën e ditës së fundit të samitit të G-7 në Kapri.
 
LEUNORA KALIQI