Maqedoni

Parashikimi i motit

20.04.2024 11:42

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike...

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në lindje të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7°C, kurse maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 20°C.
 
Pjesërisht me vranësira me mot me diell në Shkup. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19°C.
 
Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.