Botë
Shqipëri, Rama për drejtësinë dhe mandatin 4
20.04.2024 15:21
Në një kohë kur sulmet e opozitës ndaj SPAK janë shtuar ndjeshëm, kryeministri Edi Rama...

Në një kohë kur sulmet e opozitës ndaj SPAK janë shtuar ndjeshëm, kryeministri Edi Rama në podkastin e së shtunës tha se koha kur drejtësia përdorej politikisht ka përfunduar, dhe tregoi se t’u kërkojë shqiptarëve mandatin e katërt.
Marku: “Tre mandate! Çfarë do t’u thuash shqiptarëve për mandatin e 4? Shqetësimi është: do t’u thuash kështu jemi mirë dhe vazhdojmë kështu, apo do thuash: Do bëjmë atë çfarë s’kemi bërë deri tani dhe çfarë do jetë gjëja që s’keni bërë.”
Rama: “Por unë besoj që ne i kemi dhënë një gjë shumë të madhe këtij vendi, besoj mundësi që nuk e ka pasur më përpara, që të ketë një drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe kjo është dhe arsyeja që për herë të parë ne kemi një drejtësi e cila vepron e pavarur nga pushteti politik. Duhet të ngremë shumë më tepër stekën e luftës kundër korrupsionit në të gjithë frontin, jo thjesht tek drejtësia. Dhe ky është, si të thuash, momenti që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër, ose më saktë, njëri nga dy momentet dhe pozicioni në raport me mandatin e 4-t.”
I përfolur e i kritikuar gjerësisht për sulmet e tij ndaj mediave e gazetarëve, Rama ia pranoi vetes disa gabime.
Marku: ”Raportet me median, një lloj agresiviteti diskursiv flas nga medias, përpjekje për të dhe legjitimuar mediat si aktorë shumë të rëndësishëm për transparencën e qytetareve, informimin etj. Nga vjen dhe a i ke bërë një analizë? Është temë shumë e gjatë.”
Rama: “Përpiqem maksimalisht që të jem disponibël por kjo me sa duket është një njollë që më ka ngelur. Kur je në këtë pozicion është e pamundur që të thuash, ti merru me argumentin, mos u merr, se unë jam kryeministër, sepse gjithsesi tjetri ndihet vetvetiu i trysnuar nga ajo çfarë ti përfaqëson. Kështu që jam përpjekur të korrigjohem sa mundem, por njolla më ka mbetur, nuk e di.”
Nga ana tjetër, analisti dhe gazetari Mark Marku u ndal në situatën në PD, duke sjellë në vëmendje se e kishte paralajmëruar kohë më parë degradimin e opozitës nëse nuk merreshin masa.
LULJETA NDOKA
