Botë

Kosovë, shkarkimi i kryetarëve në veri, KQZ: 46.556 qytetarë me të drejtë vote

20.04.2024 17:39

Në Kosovë, nesër votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në komunat Leposaviq...

Në Kosovë, nesër votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. 
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit do të mbahet më 21 prill 2024 dhe se të drejtë vote kanë 46.556 zgjedhës, që është 1.461 zgjedhës më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit 2023.
 
Burim Ahmetajt, drejtor i Sekretariatit të KQZ-së, njoftoi se një numër i drejtorëve të shkollave në komunat veriore kanë refuzuar qasjen në shkolla që të mbahen votimet në arsyetimin se do të zhvillohen aktivitete kulturore. 
 
“I gjithë procesi është i gatshëm dhe nesër në ora 07:00 mund të hapen të gjitha vendvotimet”, deklaroi Ahmetaj.
 
Sipas vendimit të KQZ-së, në ditën e votimit, numri i qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.