UEFA dënon edhe Kroacinë

09.04.2015 17:40

Futbolli kroat është i tronditurpas dënimit të marrë nga UEFA për shkak të ngjarjeve në ndeshjen eleminatore Kroaci-Norvegji, është shprehur shefi ekzekutiv i Federatës Kroate të Futbollit Damir Vërbanoviç...

"Ne jemi të tronditur nga dënimi drakonian i UEFA-s për 5 fishekzjarre dhe dy kore raciste", ka thënë Vërbanopviç për gazetën vendase "Jutarnji List".

"Kroacia duhet të luajë ndeshjen e ardhshme kundër Italisë, më 12 qershor, me dyer të mbyllura", lexohet në vendimin e UEFA-s.

Komisioni Disiplinor dënoi Kroacinë për "sjellje raciste të tifozëve" dhe "hedhje të fishekzjarreve në fushë" në takimin e 28 marsit Kroaci-Norvegji.