Botë

SHBA, tentim për votimin e pakos për Ukrainën e Izraelin

20.04.2024 17:57

Një pako ligjore për 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe aleatë të tjerë...

Një pako ligjore për 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe aleatë të tjerë, pritet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA me miratim të gjerë, duke kapërcyer kundërshtimin e ashpër nga republikanët. Në pako përfshihen 9.1 miliardë dollarë për ndihmën humanitare, të cilën demokratët kishin kërkuar. Nëse Dhoma përfundimisht miraton pakon e ligjeve, siç pritej, Senati do të duhet të ndjekë shembullin dhe më pas t’ia dërgojë Presidentit Bajden për ta nënshkruar ligjin. Shtëpia e Bardhë përshëndeti ecurinë e bisedimeve për miratimin e pakos për ndihmë.
 
“Kryetari Bajden, fuqishëm e mbështet këtë pako për përforcimin e Izraelit dhe Ukrainës, të mos flasim për ndihmën humanitare të popullit palestinez, Haiti, Sudan. Ai beson se do të gjindet mënyra që të përfundon çështja. Nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën, Izraelin apo indo-paqësorin, por edhe për sigurinë tonë nacionale.”, tha Katrin Zhan Pier,  zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
 
Ukrainë Zelenski: Kemi nevojë për ndihmë urgjente 
 
Përderisa pritet votimi përundimtar në Kongresin Amerikan, Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenski ka shtuar thirrjet për ndihmë urgjente ushtarake për vendin. Theksoi se antarët e NATOS-s duhet të vendosin se nëse me të vërtet janë aleatë të Ukrainës.
 
“Është absurd që partnerët kanë frik nga fuqia e tyre. Sa më shumë armë për gjuajtje të largëta kanë ushtarët ukrainas, jemi aq më afër paqes. Në front na janë të nevojshme raketa, altileri.”, tha presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenski.
 
Stoltenberg: Mbetemi aleat i fuqishëm i Ukrainës
 
Sekretari general Stoltenberg, porositi se NATO mbetet aleat i fortë i Ukrainës dhe se Aleanca do të dërgojë sisteme kundërajrore.
 
“NATO i ka kontrolluar kapacitet ekzistuese në Aleancë dhe ka sisteme që mund të dërgohen në Ukrainë. Sipas asaj, pres së shpejti paralajmërime të reja për sisteme të mbrojtjes kundërajrore.”, tha sekretari i përgjithëm i NATOS-s Jens Stoltetnerg.
 
Ndërkohë, në front po zhvillohen luftime të ashpërta. Forcat ruse kryen sulme me raketa mbi zonën industrial në Zaporozhje në jugun e Ukrainës dhe në portin në Odesa, kanë raportuar autoritetet ukrainase. Ndërkohë, forcat ukrainase me dron kanë sulmuar rajonin kufitar rus Belgorod, ku kanë humbur jetën dy persona, raportuan mediat ruse.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI