Botë
Lindja e Mesme, sulmohet baza e milicisë pro-iraniane në Irak, OKB: Të ndalet cikli i hakmarrjeve
20.04.2024 18:18
Një sulm ajror ka shënjestruar bazën e milicisë pro-iraniane Hashd al-Shaabi...

Një sulm ajror ka shënjestruar bazën e milicisë pro-iraniane Hashd al-Shaabi, në provincën Babil të Irakut, 50 kilometra në jug të Bagdatit. SHBA-ja dhe Izraeli mohojnë përfëshirjen më këtë sulm. OKB, kërkon që t’i jepet fund ciklit të hakmarrjeve.
“SHBA-të, nuk kanë qenë të përfëshira në asnjë lloj operacioni sulmues. Ajo çka ne jemi fokusuar dhe G7-ta është de-eskalimi i situatës dhe parandalimi i çdo konflikti të mundshëm.”, tha sekretari shtetëror i SHBA-së, Antoni Blinken.
“Sekretari Gjenaral i dënon të gjitha aktet e hakmarrjes dhe kërkon nga komuniteti ndërkombëtarë që bashkarisht të punojmë për të ndaluar çdo eskalim të mëtejshëm, i cili mund të na çojë në pasoja katastrofale në të gjithë rajonin por edhe më gjërë.”, tha zëdhënës i OKB-së, Stefan Dujarriç.
Izraeli mbrëmë ka kryer sulme në teritorin e Iranit, disa ditë pasi Irani lëshoi fluturake pa pilot dhe predha mbi Izrael. Ministria e Jashtme e Iranit, tha se nuk e ka në plan t’u përgjigjet këtyre sulmeve, derisa Tel-Avivi, nuk shënjestron pika të rëndësishme. Lindja e Mesme dhe lufta në Gaza, ishin temat e takimit të shefave të diplomacisë së Turqisë dhe Egjiptit.
“Nëse kjo krizë nuk zgjidhet ashtu siç meriton. Nëse nuk jepet shteti, pavarsia dhe sovraniteti që meritojnë palestinezët, kriza të tilla do të vazhdojnë gjithnjë e më shumë të përhapen në të gjithë rajonin por edhe më gjërë.”, tha minitri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.
“Tensioni midis Iranit dhe Izraelit devijoi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga situata tragjike në Gaza. Ne duhet të parandalojmë zhvendosjen e palestinezëve dhe të punojmë për të krijuar një shtet të pavarur palestinez.”, tha ministri i punëve të jashtme-Egjipt, Sameh Shoukry.
Ndërkohë që zhvillohen bisedime për paqe, lufta në Gaza vazhdon. Dhjetra persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm ajror izraelit në Rafah, duke përfshirë gjashtë fëmijë. Sulmi ka goditur një ndërtesë banimi në perëndim të Rafahut, ku Izraeli vazhdimisht ka thënë se synon militantët e Hamasit. Në Rripin e Gazës prej më 7 tetor, janë vrarë mbi 34.100 palestinez, shumica e tyre gra dhe fëmijë.
FARIJE DAUTI BAKIU
