Thyhet rekordi i Ermir Lenjanit në Zvicër

20.04.2024 18:14

Bellinzona të premten mbrëma mposhti Badenin me rezultatin 4:0 në kategorinë e dytë të futbollit zviceran...

Bellinzona të premten mbrëma mposhti Badenin me rezultatin 4:0 në kategorinë e dytë të futbollit zviceran. Vendësve iu deshën vetëm tetë sekonda lojë për ta shënuar golin e parë. Ishte goli më i shpejtë në histori të dy ligave më të forta të futbollit zviceran. Golashënues ishte Aris Sorensen.
 
Sorensen me golin e realizuar e theu rekordin e Ermir Lenjanit që në vitin 2019, kishte shënuar për Sionin në Superligën e Zvicrës pas vetëm dhjetë sekondash lojë, në barazimin 2:2 me Luzernin. Për 10 sekonda lojë gola kishin shënuar edhe Moussa Konate në vitin 2015 dhe Ifeanyi Matheë në vitin 2024.