NBA, New Orleans dhe Miami luajnë në “play off”

20.04.2024 18:21

New Orleans në ndeshjen plotësuese kanë arritur të sigurojnë pjesëmarjen në mbiluajtjen e NBA-së. Këta në shtëpi me 105:98 e mundën Sacramenton, ndërsa të njëjtën e bënë edhe basketbollistët e Miamit të cilët e mundën Chicagon me112-91.

Gjasht basketbollist të Pelicans, arritën të shënojnë pikë dy shifrore, ndërsa më i spiktuar me 24 pikë ishte Ingram, përderisa Valanciunas, me 19 pikë e 12 kërcime shënoi "double-double".  Nga ana tjetër më i saktë ishte De'Aaron Fox, që ndeshjen e mbylli me 35 pikë. Kështu  Neë Orleans,  ndeshjen e parë të “play-offit”, do të luajë me bartësin e parë të Konferencës së perëndimit Oklahoma City.
 
Ndeshja e parë  e sërisë “play-off”, mes Oklahoma City dhe New Orleans, në program është  natën mes të dielës dhe të hënës. Skuadra e Miamit, do të përballet me skuadrën e parë të lindjes, Boston Celtics. Skuadra nga Florida, ia doli ta fitojë këtë ndeshje pa të lënduarin Butler, por Tyler Herro me 24 pikë e 10 kërcime shënoi "double-double". Ndeshja e parë  e sërisë “play-off”, mes Miamit dhe Bostonit në program është të dielën. (Gazetar Safet Ademi)