LPFM - java e nxehtë nisi me përballjen e Bregallnica dhe Rabotniçki

20.04.2024 18:33

Kjo është java e 28-të, e cila llogaritet si java e derbeve që nisi me ndeshjen e sotme mes Bregallnicës dhe Rabotniçkit....

Kjo është java  e 28-të, e cila llogaritet si java e derbeve që nisi me ndeshjen e sotme mes Bregallnicës dhe Rabotniçkit. Kishim mundësi ta ndjekim në transmetim direkt të TVM. Të dielën në program do janë gjashtë ndeshjet e tjera dhe për asnjërën nga këto nuk mund të thuhet se nuk do jetë apo do jetë më pakë interesante.
 
Kryendeshja e kësaj jave do jetë përballja mes Vardarit dhe Voska Sport, që kanë vetëm 1 pikë dallim në renditje. Tri skuadrat në garë për titullin e kampionit  do të luajnë në transfertë me kundërshtar të paparashikueshëm. Struga në Shkup do të luaj me Makedoninë, Shkëndija në Kavadar me Tikveshin,ndërsa Shkupi shkon në veri për tu përballur me Sileksin.
 
LPFM – JAVA E XXVIII
  • Bregallnica – Rabotniçki
  • Sileksi – Shkupi
  • Makedonija Gj.P – Struga
  • Vardari – Voska Sport
  • Tikveshi – Shkëndija
  • Gostivari – Brera